Nikollaq Deliu: Gjiknuri tall banorët e Marinzës, Bankersi i përçan, për të sunduar

599
Edhe pse kanë kaluar 106 ditë nga katastrofa e shpërthimit të naftës në Marinzë, ende qeveria dhe Bankers nuk i kanë dëmshpërblyer banorët. Nikollaq Deliu, në një intervistë për gazetën “Telegraf”, pohon se Bankersi përçan banorët, pasi vetëm një pjesë të tyre ka dëmshpërblyer, kurse të tjerët jo. Sipas banorit të Marinzës, komisioni për verifikimin e dëmeve nuk ka bërë vlerësimin e duhur, pasi ka interesa të tyre me Bankersin. Banorët kanë reaguar, i kanë kërkuar ministrit Gjiknuri të krijohet një komision, por ministri Gjiknuri, i mban banorët me premtime dhe nuk ka bërë asgjë. Banori i Marinzës i pohon “Telegraf” se asnjë banor nga Marinza nuk është evakuuar, gënjejnë ministri Gjiknuri dhe Bankersi. 
Para shpërthimit të 1 prillit, lista me 121 shtëpi të dëmtuara nga shpërthimet e nëndheshme të Bankersit
Nikollaq Deliu: Për dëmtimet që na janë bërë në shtëpi nga shpërthimet e nëndheshme që bën Bankersi në Marinzë u krijua një komision vlerësimi. Ky komision nuk ka shkuar shtëpi më shtëpi, ky komision ka kontrolluar 121 shtëpi në mënyrë selektive. Atje ku iu thoshte kryetari i komunës, atje ku i thoshte prefekti i qarkut të Fierit. Mbasi kaloi ky komision në 121 shtëpi, një e verifikonte dhe një nuk e verifikonte. Nuk e verifikonte sepse ka qenë në një mënyrë skandaloze, nuk i lejonte kryeplaku i fshatit, nuk i lejonte kryetari i komunës, por u thoshte, shko këtu, shko atje. Dhe në listën prej 121 shtëpi, vlera e dëmishpërblimit është e vogël. Por askush nuk di nëse janë paguar, derit ani, për këto dëmtime. Bankersi paguan disa fshatarë, që ata pastaj, të dalin kundër atyre që ankohen, për mosmarrjen e dëmshpërblimit. 
Shpërthimi i naftës në 1 prill 2015 në Marinzë
Nikollaq Deliu: Kur filloi shpërthimi ndodhi që deri, jo shumë largë, por diku 50 metro pranë shtëpisë time filluan të dilnin bulëza uji me gaz, që mendohet tani, të rrish në këmbë dhe të të dalë uji nga poshtë.Vlerësimi i dëmeve përsëri ka kaluar në mënyrë skandaloze. Ata krijuan një rreth A. Rrethi A për vlerësimin e banesave, sidomos ato që janë shkatërruar fare, që nën themel doli ujë dhe argjile. Përsëri këta kanë kaluar në mënyrë selektive. Çudia më e madhe është se brenda rrethi të kuq që thonë këta, këtu në këtë listë janë banorë që janë shumë larg rrethit të kuq. Si ka mundësi, tek shtëpia ime dhe tek shtëpia e komshiut tim nuk shkoni, dhe shkon tek shtëpia e tjetrit. Po të shikosh këtë listë, 121 shtëpi, fshati është 600 shtëpi. Kjo është bërë për konflikt të banorëve. 
Nuk ka listë të shtëpive të dëmtuata nga shpërthimi
Nikollaq Deliu:Për dëmtimet e shtëpive nga shpërthimi i naftës në 1 prill 2015 nuk ka asnjë listë, që të dimë se cilat u vlerësuan dhe sa është dëmi i llogaritur. Por edhe ato vlerësime që janë bërë, janë abuzive. Ka një rast këtu, një Anes Lushi, që është skandaloze, që ata pretendojnë që ai ka pus, nuk dihet se si e kanë shkruajtur. Dëmi i tij është i madh, i është caktuar një dëm, por ai nuk e ka marrë se nuk është i saktë. I kanë shkruar pus, ai nuk ka pus. Kush i bën këto? Disa banorëve u kanë vlerësuar edhe puse uji kur ata nuk kanë, por të tjerëve asgjë. Për dëmshpërblim, komisioni që caktuan vlerësoi shtëpinë 2 milionë dhe pusin 2 milionë. Mua më është çarë soleta në dy pjesë, muret kanë marrë plasaritje të pakëta, është çarë soleta dhe rrjedh ujë, por askush nuk ka ardhur të trokasë se çfarë ka. Asnjeri nuk ka ardhur, se ka kaluar në mënyrë selektive. Një shtëpi që është vlerësuar 21 milionë lekë për dëmet, është 70 metra larg shtëpisë time dhe nuk jam vlerësuar, nuk vjen fare. Me kryetarin e komisionit nuk mund të flasësh dot. Unë te Bankersi kam bërë përpjekje maksimale, u kam bërë letra, i kam bërë kërkesë për takim edhe zëvendës presidentit Marko, që është i huaj, edhe Sara Persson, që është kordinator i Bankersit për komunitetin, i kam letrat këtu dhe nuk kthejnë përgjigje. 
Ministri Gjiknuri nuk dërgon fare komisionin e qeverisë
Nikollaq Deliu: Komisioni i qeverisë, nuk ka ardhur. I kemi ngritur shqetësimin ministrit Gjiknuri dhe komisioni qeveritar nuk ka ardhur në asnjë familje.Po 200 familje të dëmtuara që nuk kanë vajtur, plus pastaj që ka familje që janë dëmtuar nga pak.Po e kemi ngritur zërin, Bankersi kthen përgjigje, nuk pranon kontakt.Komisioni shtetëror, neve duke parë njëherë këtë mos reagim, i kemi bërë një kërkesë Avokatit të Popullit dhe e kemi takuar. Avokati i Popullit erdhi dhe midis banorëve, të cilin e falënderojmë që ka ardhur. Unë i kam shkresat se çfarë Avokati i Popullit i ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, dhe ata nuk kanë kthyer asnjë përgjigje. Duke parë se nuk po i kthenin përgjigje, kemi kërkuar një takim me ministrin e energjetikës Damian Gjiknuri. Po na priti në takim. Na premtoi se do ngrinte një komision, dy persona nga Ministria e Shëndetësisë, për shëndetin e banorëve, dy nga Ministria e Bujqësisë për tokat që janë dëmtuar dhe dy nga Ministria e Energjetikës, por ne i kemi kërkuar ministrit Gjiknuri që kryetari i këtij komisionit mos të jetë nga prefektura, mos të jetë nga komuna, mos të jetë nga qarku. Vetë ministri i Energjetikës ta drejtojë me një kryetar të komisionit të tij. Unë sot i bëra mesazh ministit. E ka ngritur komisionin, por po e shtyn dita ditës. Neve kemi kërkuar që bashkë me këtë komision të jenë edhe dy përfaqësues nga banorët. Po e ka pranuar këtë kërksesë, por nuk dërgon komisionin.
Komisioni i vlerësimit që ngriti prefektura, asnjë banor anëtar
Nikollaq Deliu: Në komisionin e vlerësimit që ngriti prefektura, kishte vetëm një banor si përfaqësues, por ai me emrin Sokrat Prifti, ka rënë në kontradikta me këtë komision. Sokrat Prifti, ka rënë në kotradikta dhe nuk e thërrasin.Komisioni duhet të jetë 7 veta. Komisioni, një është nga Bankersi, një është i qarkut, një është i prefekturës, janë dhe nja tre të tjerë si inxhiniera.
Kërkojmë që të hapet rrezja në terren për vlerësimin e shtëpioive të dëmtuara 
Kemi kërkuar që të të zgjerohet rrezja e vlerësimit për shtëpitë e dëmtuara.. Neve ja kërkuam prefektit këtë hartë, prefekti, Xhevit Bushaj, nuk na e jep.Atij i preken interesat, sepse atje banorët nuk kanë asnjë gjë të qartë. Nuk u sqarohet asgjë. Ai ka interesa midis Bankersit.
Bankersi shfytëzon tokat, duke falcifikuar pronarët e tokës
Nikollaq Deliu: Atje ka dhe një problem tjetër që është më ekstrem. Atje rreth 400 hektarë tokë që i komandon firma Bankers, nuk dihet se kush ka tokë. Nuk dihet se kujt ja ka dhënë kryetari i komunës me dokumenta fallto. Une faktikisht dhe personalisht kam një fakt kam dhe dokument, që i jam drejtuar Bankersit, ku i kërkoj për një person se çfarë dokumenti ka dhënë ky si qytetar. Nuk kthen përgjigje, Thotë është selektive, është konfidenciale. Ky qytetar nuk ka dokument që tregon se ka dorëzuar dokument me ligjin 7501 tek Bankersi. Po ky është bërë me dokumenta fallto. Unë kam prova. Kryetari i komunës, jo se ja ka dhënë direkt Bankersit, ai i ka dhënë dhe me qera Bankersit, por ne kemi të dhëna se kush e disponon këtë tokë. Atje pjesërisht u nda me 7501, por dikush është në Greqi, dikush në Amerikë. Janë bërë shumë abuzime. Po rrinë banorët nëpër gjykata, unë jam një nga ata që kam 5 vjet në gjykata dhe gjykata nuk reagon.
Bankersi nuk na dëmshpërblen për pemët, për ullinjtë
Nikollaq Deliu: Unë kisha mbjellë mbi 300 rrënjë ullinj, që i kisha mbjellë para 6 vjetësh, dhe që me ndotjen e ujrave dhe të tokës, ullinjtë po thahen. Bankersi nuk pranon të më dëmshpërblejë asnjë, pasi komisioni i velrësimit që kngriti prefektura, nuk pranon që të vlerësojë dëmin për ullinjtë që kisha mbjellë dhe që janë dëmtuar tërësisht. 
Sigal