Ngrihet shqetësimi në Tiranë, ky veprim sjell vdekje tek adoleshentët

625
Çdo ditë, në dy maternitetet publike të Tiranës, abortojnë mesatarisht 6-7 femra. Për mjekët obstetër – gjinekologë shqetësuese janë pasojat dhe ndërlikimet që vijnë nga aborti, sidomos kur ato kryhen tek adoleshentet.
“Aborti është gjithmonë një e keqe për organizmin. Papjekuria dhe mospërballja me fenomenin, vështirësia në manipulimin tyre e çon situatën në ekstrem. Çarja e mitrës, shpimi, ruturimi i saj është problemi kryesor, i cili gjithmonë shoqërohet me një sasi hemorragjie, komplikacion shumë i rëndë që mund të rrezikojë jetën e pacientes. Çdo abort ul mundësinë për një shtatëzani të mëpasshme.”
Një tjetër këmbanë alarmi që ngrenë specialistët është përdorimi i pilulave për të ndërprerë një shtatzëni të padëshiruar. Shpeshherë femrat u drejtohen farmacive, pa u këshilluar me mjekun specialist, për ndërprerjen e shtatzënisë. Sipas mjekëve, përdorimi i këtyre pilulave u rrezikon edhe jetën.
Sigal