Ngjarje e rëndë në Vlorë, vëllai godet me shat të vëllanë

611
Sigal

Rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.