Nga mashtrimi te dhuna në familje dhe aksidenti, 5 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

103
Sigal

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet D. Sh., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar.

Po ashtu, u ndalua dhe 45-vjeçari me inicialet Y. H., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;

“E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin një shtetasi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– D. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;
– A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. P., 78 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.