Nga dhuna, te thyerja e ‘arrestit shtëpiak’, 14 të arrestuar në Tiranë

33
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar 14 persona, për vepra të ndryshme penale. Personat në fjalë, të akuzuar për dhunë, drogë apo thyerje të masës së ‘arrestit shtëpiak’, janë arrestuar në intervale të ndryshme në 24 orë.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin Ch. S., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin V. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan një shtetas 17 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– B. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, duke qenë në gjendje të dehur, ka shkuar në një dyqan në rrugën “Ndre Mjeda”, dhe ka kanosur pronarin e dyqanit. Gjithashtu gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

– E. K., 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. Z., 24 vjeç, banues në Kukës, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik, ndërsa gjatë kontrolllit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin M. Xh., 27 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit M. Gj., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, në Kashar, kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin M. Xh. dhe pasagjer shtetasin M. Gj. Pasi i kanë bërë shenjë ndalimi, drejtuesi i automjetit nuk është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Gj. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin B. A., 37 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, E. C., 49 vjeç dhe G. K., 54 vjeç, L. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

– O . M., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në Rrugën e Elbasanit, është përplasur me dëme materiale me mjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe si pasjë e goditjes, ky mjet është zhvendosur dhe ka goditur mjetin me drejtues shtetasin K. Xh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.