Nga Alaska deri në Zelandë / Konsulli i Nderit uron Presidentin Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

255
Sigal

Konsulli i Nderit në Prefekturën Lodz në Poloni, Pawel Michalak ka uruar presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe të gjithë shqiptarët, Ditën e Pavarësisë 28 Nëntorin.

Së bashku me Korin e Fëmijëve të qytetit të Lodz, ai shprehet se është nder të urojë shqiptarët në këtë ditë ndërkombëtare.

 “I nderuar Z.president! Në këtë ditë ndërkombëtare dua t’ju uroj “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”.Në duart e tua si qytetar i parë i Republikës së Shqipërisë,ju dërgojmë urimet më të ngrohta nga të gjithë qytetarët polakë por mbi të gjitha një urim i veçantë vjen nga fëmijët polake.

Gjithashtu duam të dërgojmë urimet me të ngrohta të gjithë shqiptarëve atyre që janë brenda trojeve të Shqipërisë por edhe atyre që janë jashtë trojeve shqiptare nga Alaska deri në “New Zealand”. Ju dërgoj përshëndetjet më të ngrohta, kudo që jeni! Për ne është një nder t’ju urojmë këtë ditë ndërkombëtare dhe kaq të bukur”, shprehet ai.

Ju faleminderit dhe Gëzuar!