Nga 1 qershori lehtësohen masat, por të moshuarit preferojnë mbajtjen e maskave

177
Sigal

Nisur nga 1 qershori, masat anti-covid do të lehtësohen. Në javët e fundit qytetarët nuk e kanë mbajtur maskën në ambiente publike, edhe pse pas 1 qershorit nuk do të jetë me detyrim në ambientet e hapura. Prej 15 tetorit, mbajtja e maskës në çdo ambient u bë e detyrueshme me ligj.

Për qytetarët ishte një vendim i pritshëm, megjithëse janë të ndërgjegjshëm se kujdesi asnjëherë nuk është i tepërt. Të moshuarit janë ata që do të vazhdojnë ta mbajnë maskën në ambiente të hapura. Ata i druhen sërish virusit, ndikuar edhe nga vitet e jetës që kanë mbi supe.

Incidenca e infektimeve në vendin tonë kanë zbritur në 14 për 100 mijë banorë, më e ulta nga të gjitha vendet e Europës. Këshilli i Kryeministrave të BE-së vendosi si kriter për një situatë të quajtur relativisht të mirë shifrën 75 për 100 mijë banorë.