Nga 1 janari, shtohen dhe 472 shërbime të tjera online

542
Sigal

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit të vendit, Edi Rama, që nga 1 janari do të shtohen edhe 472 shërbime të tjera në portalin e-albania të cilat do të jenë të aksesueshme për qytetarët online përmes smartfonit apo kompjuterit.

Në njoftim shkruhet gjithashtu se qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dosje me dokumente shtetërore, po vetëm dokumente që janë individualë dhe të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen do të sigurohen nga vetë administrata.

Veç kësaj ata do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel për të marrë shërbimin në afatin e përcaktuar ligjor, shkruhet në mesazhin e publikuar.

Një tjetër risi do të realizohet në qershor me hyrjen online të bllokut të dytë të shërbimeve dhe deri në fund të vitit 2020 të gjitha shërbimet do të bëhen online në faqen zyrtare https://e-albania.al.