Nesër protesta/ Berisha: Samiti i BE mbështetje për PD! Populli opozitar do të mbushë rrugët

53
Sigal

Një ditë para protestës së opozitës, por edhe para samitit të BE, Partia Demokratike ka ndryshuar sloganin. Berisha u shfaq sot në një komunikim për mediat, ndërsa prapa tij shfaqej slogani “Europe the right way. Not the Rama way”.

Samitin e nesërme të BE në Tiranë, Sali Berisha e shikon si një mbështetje për Partinë Demokratike dhe popullin opozitar, për të cilin tha se nesër do të mbushe rrugët.

Ish-kryeministri u shpreh se Partia Demokratike është partia e vlerave, që liberalizoi vizat për shqiptarët, që firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe anëtarësoi vendin në NATO.

“Nesër zbarkon lidershipi i Evropës në aktin e mbështetjes më të madhe të vlerave evropiane. Në këtë kontest, ky samit përbën mbështetjen më të fuqishme për PD dhe popullin opozitar.

Është kjo parti që në tre dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse është kjo parti në qeveri që firmosi MSA, e cila liberalizoi vizat, mori rekomandimin për statusin e vendit konditat.

Samiti iu nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj. Por nesër ne populli opozitar do të mbushe rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste, në një protestë të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij”, theksoi ndër të tjera Berisha.