Nesër do të lexoni/ Flet Eksperti Fadil Kepi: Legjislacioni për emigrantët,pension si minator, shpërblimi për fundvitin…

520
Sigurimet vullnetare për të shtuar vitet e punës, marrja e pensionit të një familjari, si trajtohen financiarisht nënat që lindin, shpërblimet për rastin e fundvitit dhe kushtet për pension të plotë e të reduktuar
Çfarë parashikon legjislacioni për emigrantët, kushtet për të përfituar pension si minator, shpërblimi për fundvitin dhe leja e lindjes për nënat
Sigurimet vullnetare për të shtuar vitet e punës
Pyetje
Z. Rustem Çerri nga Përrenjasi shkruan: Bashkëshortja ime është e datëlindjes 19.04.1958. Ajo ka punuar 20 vjet e siguruar dhe katër vjet ka qenë invalide. Aktualisht është pa punë dhe nuk përfiton as pension invaliditeti. Pyes, kur e plotëson ajo moshën e pensionit të pleqërisë, a njihen periudha pune 4 vjet që është paguar si invalide, sa vite pune duhen për pension të plotë dhe a mund të bëj sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës? 
Përgjigje
Ajo do të dalë ne pension 60 vjeçe e 8 muaj më 19.12.2018 dhe për pension të plotë duhet të ketë 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara përfshi këtu edhe vitet që ka marrë pension invaliditeti të pjesshëm ose të plotë. Me 24 vjet punë të siguruara që ajo ka aktualisht do të përfitojë pension të pjesshëm pleqërie në masën 67% të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjestuar vitet e punës që ajo ka me 36 vjet e 4 muaj që duhen për pension të plotë. Për të bërë sigurime vullnetare për një vit duhen paguar 62,208 lekë para plotësimit të moshës së pensionit. Nëse keni tokë sipas ligjit kontributet vjetore të sigurimeve shoqërore janë më të ulëta dhe konkretisht 38,400 lekë në vit. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në Drejtorinë…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal