Nën akuzën për kultivim droge, gjykata e Kukësit jep vendimin për 17 të arrestuar

Gjykata e Kukësit kanë dhënë masën “ arrest me burg” për 16 të arrestuarit të akuzuar për kultivim drōge. Ndërkohë për një tjetër të arrestuar është dhënë masa “arrest shtëpie”.

Ishte prokuroria e Kukësit ajo që ka zbërthyer grupin që merrej me mbjelljen dhe shpërndarjen e lëndëve nārkotike, i cili u shkatërrua përmes një operacioni të gjerë në disa qytete të vendit.

NOA

Prokuroria dyshon se ishte Kreshnik Murataj nga Kukësi ai që organizonte grupin pasi gjatë përgjimeve është konstatuar se personat e tjerë konsultoheshin me të për veprimet mbi mbjelljen, rritjen e bimëve të kānabisit si edhe transportin e lëndës nārkotike pas tharjes.