Në kuadër të 110-vjetorit të lindjes së “diktatorit”

701
Sigal

Muharrem Xhafa

Enver Hoxha ishte udhëheqës i madh për popullin shqiptar, po edhe “diktator” i madh për borgjezinë dhe armiqtë e socializmit.

Duhen faqe të tëra për të shkruar, por do them pak gjëra:
1.
Një diktator nuk mund të fitojë e sidomos nuk mund të gëzojë edhe pas vdekjes dashurinë e respektin e një populli të tërë, siç e fitoi dhe e gëzoi Enver Hoxha!
2.
Sado i fuqishëm të jetë, një diktator nuk mund të qëndrojë kurrë në pushtet 5 dekada, siç qëndroi Enver Hoxha!
3.
Një diktator nuk guxon të armatosë popullin e tij në interes te Atdheut, siç e armatosi Enver Hoxha! Se diktatori e ka frike popullin!
4.
Një diktator nuk ndodh të vajtohet nga gjithë populli, madje edhe prej ballistëve, zogistëve e të burgosurve politikës, siç ndodhi me Enver Hoxhën! Se populli nuk qan, por gëzon, kur vdes diktatori! Popullin mund ta bësh të qeshë me zor, por nuk mund ta bësh të vajtojë me zor!
5.
Nuk ndodh që një diktatori t’i këndohen këngë lavdie e t’i thuren poezi heroike, siç bëri populli shqiptar e inteligjenca e tij për Enver Hoxhën! Populli, po të kishte qenë Enveri diktator, nuk do ta qante në shkurt të 1991-it, kur reaksioni borgjez rrëzoi me tradhti monumentin prej bronzi të Enverit!
6.
Cili popull në botë do ta qante dy herë dhe do t’i jepte më se 60 për qind vota mbështetje një diktatori të ndare nga jeta 33 vjet më parë? Kjo ka ndodhur me popullin shqiptar për Enver Hoxhën!
7.
Një diktator nuk punon për popullin, as nuk lë gjithçka për popullin. Ketë e ka bërë Enver Hoxha! Një diktator si Ahmet Zogu i bën “rrush e kumbulla” për oborrin e vet pasuritë e popullit, i vjedh dhe, kur “ia mbath”, i merr me vete!

-Etj., etj.
Nuk mbarojnë faktet që provojnë se Enver Hoxha ishte dhe mbetet burri më i shquar e më njerëzor i Kombit Shqiptar! Po edhe “diktatori” më i vendosur, që bëri zap reaksionin e borgjezinë reaksionare shqiptare!