Në korrik ja ‘grabiti’ Rama, Metës/ KQZ gati t’i heqë mandatin deputetit të LSI, fshehu dënimin për trafik të qenieve njerëzore

574
Sigal

 

Një tjetër deputet i mazhorancës do ti hiqet mandati
brenda këtyre ditëve. Kjo për shkakun se në formularët e dekriminalizimit nuk
ka bërë publike një dënim të marrë në Itali në mesin e viteve ’90.

 

Siç edhe bëhet e ditur në dokumentet e shtetit
italian të siguruara nga SYRI.net, deputeti i LSI-së në Vlorë që tani është
rreshtuar në krah të Edi Ramës, Shkëlqim Selami është i dënuar në Brindizi.
Sipas dokumentit, Selami është i dënuar për “trafik të qenieve  njerëzore” si dhe për futjen në Itali të
qytetarëve ekstrakomunitarë.

 

E pikërisht këtë dënim të dhënë në 24 tetor 1994
ndaj tij, deputeti Shkëlqim Selami nuk e ka bërë publike. Por ky është vetëm
fillimi i këtij skandali.

 

Këto dokumente mësohet se janë në dorën e
kryeministrit Edi Rama, i cili i ka përdorur si formë presioni ndaj deputetit
Shkëlqim Selami gjatë muajit korrik, kur Rama kishte frikë së Ilir Meta ishte
duke mbledhur vota për ta rrëzuar qeverinë.

 

Mësohet se Rama i ka bërë presion Selamit me
dokumentin dhe faktin e heqjes së mandatit të tij nga Kuvendit dhe më tepër
dërgimin për ndjekje penale, nëse do të ishte në grupin e deputetëve që do të
votonin për rrëzimin e tij nga pushteti.

 

Skandali thellohet edhe më shumë, sepse burimet kanë
bërë të ditur për SYRI.net se dokumentet janë edhe në dorën e prokurorisë prej
disa muajsh, por edhe ajo nuk ka bërë lëvizjet e duhura për të akuzuar Selamin
për fshehje të informacionit në formularët e dekriminalizimit dhe ndalimin e
tij.

 

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se, janë gati
dokumentet edhe për 4 deputetë të tjerë të mazhorancës dhe opozitës të cilët
kanë fshehur dënimet apo veprat penale që kanë bërë jashtë Shqipërisë,
dokumente që janë përdorur nga Edi Rama si presion në muajin korrik kur ishte
duke u përgatitur edhe një mocion mosbesimi për qeverinë.

 

Burime për SYRI.net nga disa diplomatë, bëjnë me
dije se ka një acarim dhe zhgënjim të tyre në lidhje me bllokimin që i ka bërë
Edi Rama procesit të dekriminalizimit të politikës dhe largimit të personave të
inkriminuar që janë në radhët e PS si të zgjedhur lokalë e qendror.

 

 

 

 

Shqipëri

 

Emri i babai: Bashkim

 

Vendi i jashtëm ku është specifikuar lindja: Vlorë

 

Adresa: Rezident

 

Vendi: Shqipëri

 

Adresa: Lagjia “Osman Haxhiu”, rruga Demokracia
1118-Vlorë

 

Informacioni i policisë

Zyra sinjalizuese: Kuestura e Brindizit

 

Data e Komunikimit: 24.10.1994

 

Lloji i informacionit: Mandat arrestimi

 

Të dhënat për komunikimin

 

Lëshuar nga Kuestura e Brindizit

 

Data e Komunikimit: 24.10.1994

 

Gjendja e informacionit: Për tu ndjekur

 

Vlera totale e të ardhura —

 

Objekti

 

Roli                                          Emri
e Mbiemri                                 
Vendi i Lindjes

 

Urdhër kërkimi                       Shkëlqim Selami                                 3/12/1967

 

                
                                                                                           Shqipëri

 

                                               
Informacionet bashkëlidhur

 

 

 

Lloji i informacionit                Data e informacionit              Statusi                     Krimi       Fakte referuese      Shënim

 

Arrestim për të      
31.08.2006                             
i informacionit        D.LGS
286/1998 art  —                           Informacioni

 

vuajtur dënimin                                                     
Në ndjekje               12 comma
1                                           
në ndjekje

 

Shënime:

 

Gjykata e Brindisit. Urdhër ekzekutimi për dënim me
burg nr. 953/94, e lëshuar në 03/10/1994 për “Krijim të organizatave kriminale”
dhe “favorizim emigracioni” si dhe për favorizim dhe hyrje të paligjshme në
territorin italian të qytetarë që vijnë nga vendet jashtë komunitare.

 

Për zbatimin e urdhrit ngarkohet Kuestura e
Brindizit.Marr
ë SYRI.NET