Në Korçë dhe Dibër -6°C, parashikimi i motit për sot

251
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike të ndikuar nga masa ajrore të thata dhe origjinë veriperëndimore. Moti do të jetë i kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-10m/s.

Mjegull e dendur dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë. Në orët e mëngjesit do ketë ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 0/11 Diell

Kukës -3/9 Diell

Lezhë -1/12 Diell

Dibër -6/6 Diell

Durrës 1/13 Diell

Tiranë 2/14 Diell

Elbasan 0/12 Diell

Berat -1/12 Diell

Vlorë 3/13 Diell

Korçë -6/5 Diell

Gjirokastër -1/12 Diell

Sarandë 1/12 Diell.