Në Durrës u kapën 2 milionë euro, apo pas 10 orësh, firuan 1.5 milionë?!

548
Sigal

Në fillim nga policia u tha se mbrëmjen e së shtunës që në portin e Durrësit autoritetet kishin kapur një shumë të madhe parash të pa deklaruara.

Në njoftimin e policisë të shpërndarë për mediat në mbrëmje u tha se autoritetet kishin sekuestruar gjithsej 498850 euro dhe kishin arrestuar drejtuesin e kamionit tip ‘Renault’ ku u gjetën këto para, një 56-vjeçar nga Tirana me inicialet A. Th.

Paratë ishin fshehur në disa pako të mbështjella me qese në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios.

Raportimet fillestare nga porti Durrësit ishin se u kapën 2 milion euro cash, por pas 10 orësh ‘numërimi’ doli se ishin vetëm 498 mijë euro!

Pyetja shtrohet nëse ishte gabim shifra fillestare apo kaq kishte deklaruar shoferi i arrestuar? Apo gjatë numërimit prej 10 orësh firuan 1.5 milion euro!