Në Durrës 35 °C, moti për çdo qytet

301
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e mërkurë moti parashikohet i kthjellët në pjesën bregdetare dhe alternime vranësirash në pjesën tjetër të vendit deri në mesdite.

Më pas do parashikohen kthjellime në të gjithë vendin.

Gjithashtu parashikohen reshje shiu të izoluara në formë pikash përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim 1-10 m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do jetë intensive me shpejtësi 15-23 m/sek. Valëzimi i forcës në det parashikohet të jetë i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 19/31 diell

Kukës 17/30 Re diell

Lezhë 21/32 diell

Dibër 14/30 Re diell

Durrës 20/35 diell

Tiranë 22/34 diell

Elbasan 19/35 Re diell

Berat 16/36 Re diell

Vlorë 19/33 diell

Korçë 15/30 Re diell

Gjirokastër 15/36 Re diell

Sarandë 17/32 diell.