Në ditën e të dashuruarve, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizoi aktivitetin “Dashuria dhurohet në shumë mënyra”

608
Klosi: Kemi nevojë për të dhënë dhe marrë më shumë dashuri
Klosi: Kemi nevojë për të dashur më shumë njëri-tjetrin
Klosi: Sot është dita që na e kujton këtë 

Në ditën e të dashuruarve, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Ecovolis organizoi aktivitetin “ Dashuria dhurohet në shumë mënyra”. Nxënësit e Shkollave të Arsimit Profesional dhe Qëndrat e Formimit Profesional kishin krijuar për këtë ditë në mënyrë manuale, një bicikletë decorative me përmasa 8 metra që do ti dhurohet qytetetit të Tiranës si shenjë dashurie për ambjentin e përbashkët. Nxënësit e Shkollës Profesionale të Kamzës embëlsuan ciftet që kalonin pranë Urës së Shallvareve me tortën e bërë prej tyre, simbolikë e ëmbëlsisë që duhet të këtë kjo ditë. Nxënësit e Qëndrave të Formimit Profesional kishin krijuar dy instalacione në formë zemre ku njerëzit kishin mundësi të linin dedikimet e tyre për njerëzit e zemrës. Nxënësit e degës së dizajnit, ishin sot në shërbim të qytetarëve për të pikturuar portretet e njerëzve të tyre të dashur. Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi që morri pjesë në këtë aktivitet, theksoi se kjo është dita që na kujton se sa shumë nevojë kemi për dhënë dhe marrë dashuri dhe se ajo shprehet dhe dhurohet në shumë forma, nga dashuria për partnerin, për njëri tjetrin, për mjedisin, natyrën, qytetin.. etj.. Ministri Klosi përshëndeti krijimet e të rinjve të Arsimit Profesional që tashmë po kristalizojnë traditën në Fushatën “ Arsimi Profesional në Shërbim të Komunitetit”. 
Fjala e plotë e ministrit Klosi 
Sot është një ditë për dhënë dhe marrë dashuri. Eshtë një ditë për të folur dhe shprehur dashuri. Eshtë një ditë që na kujton se duhet të dhurojmë më shumë dashuri dhe dashuria shprehet dhe dhurohet në shumë forma. Ne si Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim shumë të ngushtë me EcoVolis, partner strategjik I kësaj ministrie dhe së bashku me nxënësit e Arsimit Profesional, dhuruam dicka për qytetin, dhuruam dicka për natyrën.
Nxënësit e shkollave profesionale në kuadër të gjithë fushatës që ne po bëjmë ‘’Arsimi Profesional në ndihmë të komunitetit’’ , sot dhuroi një bicikletë të krijuar nga vetë nxënësit për të shprehur dashurinë për natyrën, dashurinë për qytetin dhe për të pasur gjithnjë e më shumë kujtime nga kjo ditë e mirë.
Po ashtu nxënësit në të gjithë Shqipërinë sot do të vazhdojnë me aktivitete të ndryshme duke I ofruar dashuri, duke shpërndarë lule dhe duke shpërndarë mesazhin që në këtë vend kemi shumë nevojë për mesazhe pozitive, në këtë vend kemi nevojë për dashuri për njëri-tjetrin, ky vend ka nevojë për një botëkuptim krejt tjetër për miqësinë që duhet të kemi për njeri-tjetrin. 
Unë falenderoj jashtë mase nxënësit e Arsimit Profesional që dhe sot ju përgjigjen kërkesës me shumë dashuri dhe me shumë përkushtim.
Sigal