Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Zonja Begaj: Bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme për mendjen dhe shpirtin! 

37
Sigal

Zonja e Parë, Armanda Begaj ka bërë thirrje për reflektim në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim që t’i kushtojmë sa më shumë vëmendje problemeve të shëndetit mental si ndjenjat e ankthit apo depresionit që lenë gjurmë në gjendjen tonë psikologjike.

Mesazhi i plotë

“Çdokush është i ekspozuar ndaj fenomeneve që çojnë në mungesë të mireqënies të shëndetit mendor.

Adoleshentët dhe të rinjtë, fëmijët tanë më shumë.

Koha që po jetojmë na dhuroi ngjarje tragjike; pandeminë, luftën, ndryshimet e klimës.   Informacioni është fuqi, por abuzimi më të është shkatërruesi më i madh i shoqërisë.

T’i ndajmë me njëri – tjetrin ndjenjat e ankthit, depresionit, apo ndonjë sfide tjetër, që lenë gjurmë dhe ngarkojnë hapësirën tonë, duke shfaqur mungesë përshtatjeje e komunikimi!

Të sigurojmë një mjedis tolerant dhe mbështetës për të gjithë, pa stigmë e diskriminim!
Askush të mos jetë vetëm duke luftuar në heshtje!

Bashkë mund të ndryshojmë! Bashkë mund të ndihmojmë njëri-tjetrin!

Bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme për mendjen dhe shpirtin!”