Në dhjetor fillojnë tarifat e reja për shumicën e aplikimeve të Emigracionit

549
Sigal

 

Rubrika “Çështje të
Emigracionit” flet për aplikuesit shqiptarë avokati Kieran BOTH

Tarifat e reja për
aplikimet për emigracionin hyjnë në fuqi në 23 dhjetor 2016. Aplikimet që
postohen në 23 dhjetor 2016 duhet të kenë të bashkëngjitura pagesat e reja, (jo
të vjetrat), përndryshe USCIS nuk do t’i pranojë ato. U rekomandojmë të
interesuarëve të aplikojnë para ngritjes së pagesave.

Tarifat e reja për
aplikimet janë:

         
I-90 për aplikim për të zëvendësimin e
green card 455 USD (E vjetra 365USD).

         
I-129F aplikim për të fejuarën e huaj pagesa
e re do të jetë 535 USD (E vjetra 340USD).

         
I-130 Kërkesë për anëtarin e afërt të
familjes pagesa e re do të jetë 535USD, (E vjetra 420USD).

         
I-131 Aplikim për dokument udhëtimi,
pagesa e re do të jetë 575 USD,  (E
vjetra 360 USD).

         
I-140 Aplikim për të punësuar të huajin,
pagesa e re 700 USD (E vjetra 580 USD).

         
I-765 Aplikim për autorizim punësimi,
pagesa e re 410 USD (E vjetra 380 USD).

         
I-485 Aplikim për green card – pagesa e
re 1,140 USD. (E vjetra 985 USD).

         
N-400 Aplikim për Natyralizim, pagesa e
re 640 USD. (E vjetra 595 USD).

Duhet kuptuar që USCIS
është pothuajse tërësisht i financuar nga tarifat e paguara nga aplikantët për
përfitimet e Emigracionit. Tarifat janë të vendosur për të administruar ligjet
e emigracionit e vendit. Tarifat po rriten për herë të parë pas gjashtë
vjetësh, me një mesatare 21% për shumicën e aplikimeve dhe peticionet. USCIS
deklaron se rritja e çmimeve është e nevojshme për të mbuluar koston e plotë të
shërbimeve. Kjo përfshin shpenzimet lidhur me zbulimin e mashtrimeve dhe
sigurinë kombëtare, shërbimet ndaj klientit si dhe ofrimin e shërbimeve pa
pagesë për refugjatët dhe azil kërkuesit. Në rastet kur aplikanti nuk është në
gjendje të bëjë pagesën e tarifës, USCIS ka krijuar formularin I-912, (Kërkesë
për heqjen e tarifës) për të lehtësuar këtë proces. Emigracioni ndjek një sërë
hapash duke filluar nga përcaktimi nëse aplikanti është i ligjshëm për të, ose
jo. Analizon nivelin i të ardhurave familjare të tij, vështirësitë financiare me
të cilat përballohet që e bën atë të kërkojë heqjen e tarifës për aplikimin që
bën. Për raste të veçanta, heqjen e tarifës Emigracioni e bën pasi ka shikuar
të gjitha dokumentat e evidencat e dorëzuara nga aplikanti duke përfshirë
moshën, të qënit invalid për punësim, të ardhurat e familjes, etj. Lirimi nga
pagesa është vetëm në privilegjin e USCIS.

Lirimi nga pagesa e
tarfiës

Personi mund të bëjë
kërkesë për lirim nga pagesa në qoftëse vërteton që kualifikohet për një nga
kriteret e mëposhtme:

         
Ju, bashkëshorti juaj, ose kreu i
familjes që jeton me ju, merr përfitime federale/shtetërore, apo lokale,
asistencë ushqimore, asistencë të përkohshme për familjet në nevojë dhe SSI. Të
ardhurat tuaja familjare janë në ose nën 150% për qind të nivelit të varfërisë,
në kohën që paraqisni kërkesen. (Kontrolloni udhëzimet federale aktuale e
varfërisë për këtë vit në Formularin I-912P).

         
Kur jeni duke përjetuar vështirësi
financiare, që e bën të pamundur pagesën e tarifës së kërkuar nga Emigracionit,
si edhe tarifat mjekësore.

         
Ju duhet të bëni një përshkrim të
detajuar të vështirësive financiare që keni. Eshtë gjithmonë e këshillueshme që
të përfshini një dëshmi me betim nga një anëtar i dalluar në komunitetin ku
jetoni, i cili mund të japë më shumë njohuri për situatën tuaj. Nëse ju kanç humbur
të gjitha llojet e provave për shkak të një fatkeqësie natyrore, zjarri,
grabitje, etj, duhet të siguroni një kopje të raportit të policisë.

         
Mund të bëni kërkesë për heqjen e
tarifës për shumicën e aplikimeve, duke përfshirë autorizimin për punësim
(Formulari I-765) për rezidencë të përhershme/green card (Formulari I-485),
Natyralizim (Form N-400), grua e rrahur nga i shoqi ose VAWA (Formulari I-360),
Dokument udhëtimi (Formulari I-131), Peticion për të zgjatur ose ndryshuar
statusin (Formulari I-539). Ka mjaft çështje të tjera që kanë të bëjnë me
procesin e imigracionit që të interesuarit kanë nevojë t’i dijnë. Nëse lexuesit
tanë duan të mësojnë më shumë për emigracionin familjar ju lutem vizitoni faqen
e internetit të USCIS në www.uscis.gov.

Qëllimi ynë është të
ndihmojmë komunitetin shqiptar e aftësojmë emigrantët e rinj për të kërkuar
ndihmë në mënyrë të pavarur. Mund të na dërgoni pyetjet tuaja me e-mal në
adresën
[email protected]