Ndryshon procedura për shqiptarët në Itali që duan bashkim familjar. Ja çfarë duhet të dini

644
Prej datës 17 gusht 2017, Në Itali ka hyrë në zbatim një normativë e re për emigrantët që paraqesin kërkesën për bashkim familjar me të afërmit që ndodhen në vendin e tyre të origjinës.
Dekreti legjislativ 286/98 i Ministrisë së Brendshme italiane, i cili ka modifikuar ligjin 46 të datës 13/04/2017 vendos që procedura për bashkim familjar për të gjithë emigrantët me leje të rregullt qëndrimi në Itali të jetë e tëra dixhitale.
Formulari i kërkesës për bashkim familjar duhet të plotësohet e të prezantohet vetëm online pranë Sportelit të Emigracionit në prefekturat e vendeve të banimit të emigrantëve.
Gjithashtu dhe dokumentacioni i duhur për të përmbushur këtë kërkesë duhet të bashkëlidhet po online në formatet PDF, JPEG, TIFF. Kjo risi e Ministrisë së Brendshme italiane synon verifikimin sa më objektiv të kërkesës së emigrantëve si zbatimin sa më korrekt të kohës administrative prej 90 ditësh për marrjen e përgjigjes.
Sipas të dhënave të Institutit italian të statistikave deri më 1 janar të 2017 në territorin italian jetojnë 448.407 emigrantë të rregullt shqiptarë, rreth 4.1 % më pak se një vit më parë, fakt i shpjegueshëm për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve shqiptarë që marrin nënshtetësinë italiane. Shqiptarët janë gjithashtu komuniteti i tretë në numër ndër ato jo evropiane që marrin leje të rregullt qëndrimi në Itali për motive familjare.
Sigal