Ndryshimet klimatike do iu kushtojnë vendeve të G7 dy herë më shumë se pandemia e Covid-19

164
Sigal

Sipas hulumtimit nga Oxfam dhe Swiss Re, ndryshimet klimatike do iu kushtojnë vendeve të G7 dy herë më shumë se pandemia e Covid-19. Vendet e G7, ekonomitë më të mëdha industriale në botë, do të pësojnë tkurrje të PBB-së me 8.5% në vit, ose gati 5 trilion dollarë, në 30 vite nëse temperaturat rriten me 2.6 gradë Celsius.

Gjatë pandemisë, ekonomia e vendeve të G7 ra mesatarisht me 4.2%. Kjo do të thotë që humbjet nga ndryshimi i klimës mund të dyfishohen çdo vit. Britania pritet të humbasë 6.5% në vit deri në vitin 2050, krahasuar me 2.4% nëse zbatohen qëllimet e Marrëveshjes së Klimës në Paris.

Disa vende të tjera do të prekën më shumë. PBB-ja e Indisë do të tkurret me ¼ ndërsa Australia pritet të humbasë 12.5% ​​të prodhimit të saj. Koreja e Jugut pritet të humbasë 1/10 e fuqisë së saj ekonomike, raporton abcnews.al

Udhëheqësit e G7 dhe BE-së do të takohen në Cornwall të premten për të diskutuar rreth ekonomisë globale, pandeminë e koronavirusit, vaksinat, taksimin e korporatave dhe ndryshimin e klimës.

Swiss Re mori parasysh parashikimet rreth efekteve të krizës klimatike duke përfshirë ngjarje ekstreme të motit të tilla si thatësira, përmbytjet, bujqësia, sistemet shëndetësore dhe temperaturat.

Ekonomisti, Jerome Haegeli tha se ndryshimi i klimës është rreziku numër 1 afatgjatë për ekonominë botërore dhe bëri thirrje për më shumë veprim nga vendet e G7. Në të njëjtën kohë, çelësi për zhvillimin e vendeve janë vaksinat kundër Covid-19, pasi vendeve do t’ju duhet ndihmë për t’u kthyer në normalitet.

Në të njëjtën kohë, politikat dhe angazhimet e qeverive për të ulur emetimet e gazit janë të pamjaftueshme për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit.