Ndodh edhe kjo/ Paniku nga Covid-19, sterilizonin edhe paratë në mikrovalë ose lavatriçe

274
Sigal

Qytetarët e Koresë së Jugut janë të tmerruar nga COVID-19, aq sa kanë vendosur të sterilizojnë edhe paratë duke përdorur metoda të ndryshme, duke i futur në mikrovalë ose në lavatriçe.Banka Qendrore e Koresë së Jugut njoftoi të premten se banorët kishin zëvendësuar tre herë më shumë kartëmonedha të dëmtuara në gjashtë muajt e fundit si në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe shumica besohet se janë shkatërruar në një përpjekje për të dezinfektuar kartëmonedhat në një mënyrë krejtësisht të papërshtatshme.

Një zyrtar i bankës qendrore i tha Reuters se vlera e përgjithshme e kartëmonedhave të dëmtuara që u kthyen në bankë midis janarit dhe qershorit pasi u dogjën në furrat me mikrovalë ose u la në makina larëse është 1.32 miliardë von ose rreth 1,1 milion dollarë.

Si një shembull ekstrem i ‘pastrimit të parave’, banka përmendi rastin e një klienti, të cilin zyrtarët e quanin Um. Ai arriti në bankë për të zëvendësuar 35.5 milionë von që i kishte dëmtuar pasi i lau plotësisht në lavatriçe. Banka arriti të zëvendësojë vetëm 22.9 milionë von, që do të thotë se ai humbi 35 për qind të parave të kursyera.