Ndërron jeta në moshën 98 vjeçare regjisori i ‘Rreth botës për 80 ditë’

491
Eshtë ndarë nga jeta, në moshën 98 vjeçare, regjisori i njohur britanik, Michael Anderson. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane dhe britanike.
”Anderson vdiq të mërkurën në Vankuver”, tha një zëdhënëse e familjes për ”Hollywood Reporter”.
“Do të më mungojë çdo ditë. Ishte qenia më e mirë njerëzore që kam njohur”, shkruajti në Twitter vajza e tij Laurie Holden.
“Rreth botës për 80 ditë”, (1956) ekranizim i romanit të Zhyl Vernit, fitoi pesë Academy Awards.
Ky film është konsideruar si shfaqja më e madhe e parë në një ekran.
Anderson u bë i njohur edhe me filmat “The Dam Busters” (1955), “Operation Crossbow” (1965) dhe “Logan’s Run” (1976).
Sigal