Elsian Bici u emërua nga Belinda Balluku drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit OST, më 10 janar 2025 në vend të Skerdi Drenovës. Menjëherë Bici ka kapur klientelën e vjetër të paraardhësit dhe vazhdon shpërdorimin e fondeve përmes tenderave fiktivë. Por jo vetëm kaq, sepse Bici po i jep miliona kompanisë së Gëzim Hoxhës, i cili po hetohet dhe është nën akuzë dhe me masë sigurie nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it,që zhvati shtetin me dhjetëra miliona euro. Ky tender i dyshimtë ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike në Shqipëri. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Upgrade Hardëare-Softëare i sistemit të kontrollit të nënstacionit 220 kV Fierzë”, zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), institucion i drejtuar nga Elisian Bici.Tenderi u zhvillua përmes një procedure të hapur, mbi kufirin e lartë monetar, me një fond limit prej 34,514,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 414 milionë lekë të vjetra me TVSH. Fituesi i shpallur ishte kompania FIRST, në pronësi të Gëzim Hoxhës, e cila dha një ofertë prej 33,907,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 407 milionë lekë të vjetra me TVSH, që përbën 98.2% të fondit limit. Diferenca minimale mes ofertës fituese dhe fondit limit tregon se çmimi i tenderit ishte thuajse i përcaktuar paraprakisht, një praktikë e zakonshme në tenderët e dyshimtë.Tenderi me referencë REF-33719-12-17-2024 është një tjetër shembull i mënyrës sesi fondet publike shpesh shpërndahen pa një konkurrencë reale, duke ngritur dyshime mbi favorizimin e kompanive të caktuara.




















