Ndarja nga jeta e Dom Gjergj Simonit, Presidenti Meta: Do të kujtohet gjithmonë si simbol i sakrificës dhe rezistencës së torturave të diktaturës

164
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dom Gjergj Simonit.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ Meta shprehet se Dom Gjergj Simoni do të kujtohet dhe nderohet gjithmonë nga shqiptarët si një simbol i sakrificës dhe rezistencës ndaj persekutimit, torturave dhe burgimeve të diktaturës.

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Dom Gjergj Simonit, i cili do të kujtohet dhe nderohet gjithmonë nga shqiptarët si një simbol i sakrificës dhe rezistencës ndaj persekutimit, torturave dhe burgimeve të diktaturës, martir i vërtetë në mbrojtje të lirisë së besimit, dinjitetit njerëzor dhe demokracisë.

Vargjet e tij të lirisë, do t’i frymëzojnë përherë gjeneratat e reja në mbrojtjen e pakompromis të lirisë, të drejtave të njeriut dhe pluralizmit politik.

Të prehet në paqen e merituar!