Ndaloi makinën dhe hyri në lokal i nxirë në fytyrë, humb jetën një person në Durrës

245
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak minutash në qytetin e Durrësit, ku një drejtues mjeti dyshohet se ka humbur jetën në lagjen nr.2, rruga “Aleksandër Goga”. Paraprakisht mësohet se personi nuk e ka ndjerë veten mirë dhe ka ndaluar mjetin pranë një lokali dhe ka kërkuar ndihmë.

Njoftimi i i policisë:

Durrës/Informacion paraprak Më datë 03.03.2021, në orën 14:20, në lagjen nr. 2, Durrës, shtetasi N. L., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka gjetur vdekjen në automjetin e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.