Ndalohet në Rinas një shtetas grek, kishte fshehur në trup një sasi të madhe parash

242
Një shtetas grek është ndaluar në Rinas paraditen e së dielës për shkak se tentoi të linte Shqipërinë duke marrë me vete një shumë të madhe parash.
Mesohet se shtetasi me inicialet Ch.I, i moshës 50-vjeç dhe me banim në Greqi, kishte fshehur në trup shumë të madhe eurosh, të cilat më parë nuk i kishte deklaruar në doganë.
Zbulimi i parave të fshehura në trup, u bë pas një kontrolli fizik që shtetasit grek iu bë në pikën dalëse të aeroportit të Rinasit, të cilat i janë bllokuar në cilësinë e provës material ndërkohë që çështja i ka kaluar për hetime Prokurorisë së Tiranës. Kjo për shkak se shtetasi grek mësohet të ketë refuzuar të japë detaje lidhur me origjinën e këtyre parave që po tentonte t’i çonte drejt Greqisë në mënyrë të jashtëligjshme.
Kujtojmë se pak ditë më parë, po në Rinas u ndalua një shtetas grek, me profesion inxhinier, i cili mbante me vete me një pajisje përgjimi.