Ç’shkakton mikrobi i salmonelës?

536
Salmonela është një sëmundje me origjinë nga kafshët që gjen përhapje më të gjerë në stinë e verës për faktin se mikrobet kanë predispozitë të shumohen më tepër. Më të rrezikuar janë fëmijët për faktin se imuniteti i tyre është i dobët, por s’përjashtohen as grupmoshat e tjera nëse virusi gjen terren. Nëse keni disa shënja karakteristitike si ethe, temperaturë, të vjella apo diarre të theksuar duhet të shqetësoheni dhe ti drejtoheni mjeku, gjithnjë nëse keni konsumuar produkte shtazore dhe këto simptoma ja janë shfaqur nga 12-72 orë. Veç mishit salmonelë mund të mbajnë dhe perimet apo frutat e freskëta, ndaj ato duhet të lahen sa më mirë.
Disa nga të prekurit nga ky bakter e kalojnë sëmundjen pa trajtim ndërsa të tjerët që kanë imunitet të ulët e kanë të nevojshme të trajtohen në spital, pasi helmimi mund të rrezikojë dhe jetën.
Mjekët këshillojnë që të parandalohet përhapja e salmonelës duhet që në verë të kujdeseni më tepër për higjenën personale, por dhe të gjitha produktet që konsumoni duhet të lahen dhe të zjejnë mirë.
Sigal