Ndalohet greku në Rinas, u kap me një pajisje e dyshuar për përgjim

537
Një pajisje përgjimi dyshohet se është futur në territorin e Shqipërisë.

Policia ka nisur hetimët për një shtetas grek Iraklis Joannis Dragounis, pasi në Rinas iu bllokua një pajisje e dyshuar për përgjim.

52-vjeçari i ndaluar në Rinas është me arsim të lartë dhe me profesion inxhiner ndërtimi.

Policia sqaron se: Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Iraklis Joannis Dragounis, i datëlindjes 21.04.1965, banues në Greqi, me arsim të lartë, me detyrë inxhinier ndërtimi, sepse në P K K Rinas, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pajisje e dyshuar për përgjim. Nenet 289/ç e 178 të K.P.
Sigal