Ndalim qarkullimi nga ora 22:00-06:00, Dasho: Nuk ndikon në kontrollin e Covid

288
Sigal

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, ka ironizuar masat e reja anti-Covid, që u prezantuan sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Masa, e cila pritet të hyjë në fuqi, prej datës 11 nëntor është kufizimi i qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

Dasho shkruan se ndalim-qarkullimi në këtë fashë orare ka kuptim në kohë lufte për të kontrolluar lëvizjet e guerrilasve, por nuk ndikon në kontrollin e COVID-it!!!

“Në cilat mendje amatoreske shfaqen këto ide??!!”, shkruan Dasho.