Morën peng 25-vjeçarin, dy të arrestuar në Fier, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

178
Sigal

Një pengmarrje ka ndodhur në qytetin e fierit. Tre persona, kanë marr peng për disa orë për motive të dobëta një 25-vjeçar.

Kësisoj, në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Erjon Agalliu, 42 vjeç dhe Arben Bleta, 54 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. A., 40 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Fier

I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim autori i tretë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasve E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.