Ndahet “torta” e pushtetit në Librazhd

1006
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim do të drejtoj vetëm 4 drejtori. Nga nesër priten të bëhen emërimet

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në qytetin e Librazhdit është ndarë torta e pushtetit mes koalicionit PS-LSI. Kështu LSI do të drejtojë vetëm katër drejtori në këtë rreth. Drejtorinë e Hipotekës, drejtorinë pyjore, DSHP dhe Zyrën e Punësimit. Ndërsa të gjitha drejtoritë e tjera do të drejtohen nga PS. Java që vjen prite të bëhen dhe emërimet e drejtorive pasi në këtë rreth ndoshta është i vetmi në qark, ku nuk është bërë asnjë emërim drejtorësh deri tani. Kështu duke filluar nga nesër pritet të bëhet dhe emërimi i nën/prefekti dhe drejtorit të Zyrës Arsimore, ku emri më i përfolur si nën/prefekt është ai i Mehmet Biçakut, i cili është dhe kryetari i PS për qyteti e Librazhdit dhe i Zyrës Arsimore ai i Arben  Faqollit. Ndërsa në ditët në vijim priten të dalin dhe emrat të tjerë që do të vendosen në krye të këtyre drejtorive, ku flitet që do të jenë njerëz me eksperienca në fushat e caktuara për t’i drejtuar këto institucione gjë që mbete për ta vërtetuar në ditët në vijim, se çfarë individësh do të jenë ata që do të vendosen. Po kështu prite që dhe nga LSI këtë javë të bëhen dhe emërimet e drejtorëve që do të vihen në krye të këtyre drejtorive që kjo forcë politike do të drejtojë, ku dhe kjo është në përzgjedhjen  e drejtorëve që do të vendosen. Ajo që mbetët për t’u parë dhe që koha do ta vërtetojë është nëse do të jenë persona të duhur për të drejtuar për këtë katër vjeçare apo jo pasi dhe populli i Librazhdit duhet  të gjejë pak qetësi pasi ka kaluar 8 vite tmerre pasi janë vjel mirë nga cepi.