Ndahet nga jeta Ylli Cufe ish-gjyqtari korçar, i njohur ndryshe dhe si Ylli i telebingos

602
Sigal

Ndahet nga jeta Ylli Cufe. I njohur prej vitesh edhe si Ylli i telebingos për shkak të aktivitetit të tij privat në shitjen e biletave të fatit dhe si gazetashitës në afërsi të pazarit të Korçës.

Cufe ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare si pasojë e një infrakti, ndërkohë që për vite me rradhë ka qenë dhe arbitër futbolli në qytetin e Korçës.

“Cufe ka gjykuar në Kategorin e Parë për 10 vite (1990-2000). Ai vlerësohet për sjelljen korrekte dhe profesionale si dhe për respektimin e traditës së arbitrave korçarë në futboll”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga mediat sportive.

Ylli Cufe ishte edhe një nga personazhet kryesore të shitjeve dhe shpërndarjeve të shtypit të shkruar dhe mik i gazetarëve jo vetëm të Korçës por të gjithë Shqipërisë.

Ai ishte gjithashtu edhe anëtar i Shoqatës Atdhetare Kulturore ‘’Tomorri’’ dhe me këtë rast Shoqata “Tomorri’’ i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjtë dhe anëtarit të devotshëm të kësaj shoqate për qarkun e Korçes, Skraparit dhe mbarë Shqipërisë.