Ndahet nga jeta Skënder Sallaku Artisti i Popullit, ikona e humorit

588
Sigal

TIRANË – Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i humorit dhe cirkut të Tiranës, “Artisti i Popullit” Skënder Sallaku. Ish-kampioni kombëtar në Mundje Klasike, që për dhjetëra vite me rradhë dhuroi buzëqeshje për të gjithë shqiptarët, mësohet se prej gati një muaji ishte i shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, kancer në stomak.

Burime nga spitali kanë bërë të ditur se, Sallaku ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit rreth orës 03:30 minuta. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e aktorit të njohur dhe zëdhënësi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Bëhet e ditur se, aktori i madh, “Artisti i Popullit”, Skënder Sallaku kishte rënë në koma që në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme pasi i ishte nënshtruare dy operacioneve në stomak, por nuk ishte bërë i mundur shpëtimi i tij.