Najada, një ‘Master Shefe’ shqiptare në Itali

403
Najada Frasheri ka ikur gjashtë vjeçe nga vendlindja e saj, Tirana, Shqipëria. Duke pasur një gjyshe italiane e ka pasur edhe më të afërt se shumë të tjerë Italinë, vend ku që atëherë jeton edhe sot, e ku si shumë shqiptarë që nuk kanë pranuar thjesht të mbijetojnë, por kanë kërkuar të prekin nivelin më të lartë të shoqërisë italiane, edhe Najada tashmë 33-vjeçare është bërë Master Shefe në vendin me kuzhinën më të famshme në botë.
Gatuan për restorante me 5 yje, të vendosur edhe në kështjellat më elegante të Italisë, duke qenë edhe konsulente e certifikuar për kuzhinën. E gjithçka e ka arritur si autodidakte, pa bërë një shkollë për kuzhinën. Por jo vetëm në mjedise luksi, shkruan rtsh. Ka gatuar edhe për të mbijetuarit e tërmetit në Amatrice përpara dy viteve. Por duke qenë se ka ikur fare e vogël, Najada nuk di ta gatuajë kuzhinën shqiptare, ndaj edhe nuk e ka propozuar dot atë në menytë e restoranteve italiane. Ajo është një tjetër shembull i krenarisë dhe suksesit shqiptar në Itali.