Muzeu Arkeologjik i Amantias shëndërrohet në kasolle për dhi e dele

694
Drejtoria e Monumenteve të Kulturës apelon për rikthimin në funksion të parkut të Amantias, zonë arkeologjikë në fshatrat e Bregut të Lumit. Sipas ekspertëve, Muzeu Arkeologjik dhe Akropoli i Amantias rrezikohet të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme, pasi janë kthyer në vendkullota për bagëtitë e banorëve të zonës.
Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës në Vlorë, denoncon shkatërrimin e Parkut Arkeologjik të Amantias dhe Orikut.
Kërkesa e Drejtorit të këtij institucioni Agim Haxhiraj për ringritjen e Muzeut Arkeologjik, vjen pas shndërrimit të Akropolit të Amantias në vend kullotë për bagëtitë e banorëve të fshtrave të Plloçës.
Haxhiraj kërkon ndërhyrjen e shtetit për të larguar bagëtitë nga ky objekt dhe më pas të rikthehet funksional Muzeu Arkeologjik.
Agim Haxhiraj: Kemi një projekt që duam ta kthejmë në identitet, që në ambientet e kësaj kalaje, nga banorët që janë këtu, nuk po zgjidhet edhe pse kemi ndërhyrë me bashkinë e Selenicës, edhe me policinë e qarkut dhe administratorin lokal që kjo zonë duhet të kthehet në identitet. Ju shikoni stane nga të gjitha anët, si mund të vijë turisti këtu?
Ndonëse Muzeu Arkeologjik i Amantias u grabit dhe dëmtua në trazirat e vitit ‘97, ka ende objekte arkeologjike të ruajtura, që synohet të ekspozohen përmes hapjes së parkut për vizitorët.
Në zonën e Akropolit të Amantias jetojnë 4 familje, largimi i të cilave do ti hapte rrugë investimit për të rivitalizuar Parkun Arkeologjik.
Sigal