Mungesë korrektësie dhe papërgjegjshmëri nga operatori “One Albania sh.a” në shërbimin ndaj klientëve

– Nuk ke me kë kontakton për të sqaruar problemet që të lindin

– Shkon te pika më e afërt, nuk janë në gjëndje të japin përgjigje

Sigal

– Paraqesin mungesë kompetence e shfajsime për problemin që u shtron

– Tentojnë edhe ato disa herë të lidhen me 123, por e kanë të pamundur.

 

Klienti juaj, Jorgji Davidi

Për korrektësi ligjore Tarifën vazhduam ta paguanim deri në janar 2024, kohë kur për nevoja familjare banesa u shit. Bëra kërkesën të ktheja pajsjen dhe të merrja garancinë, por më erdhi përgjigje negative (ngaqë kontratën e kisha deri në qershor) askush nuk ma dha përgjigjen, deri sa shkova të pyesja në dyqan). Edhe pse nuk e kam pas të nevojshme, kam vazhduar të paguaj detyrimin e asaj kontrate.

Jam abonenti juaj, Jorgji Davidi, me nr. cel. 0672500422. Me ju  kam edhe 5 lidhje të tjera telefoni në familje. Që kur kemi lidhur kontratë, problemet dhe parregullsitë kanë qenë të shumta, të shpeshta dhe të natyrave të ndryshme, që s’mundem t’i rendis të gjitha. Disa nga të cilat janë: Së pari: nuk ke me kë kontakton për të sqaruar problemet që të lindin: shkon te pika më e afërt, nuk janë në gjëndje të japin përgjigje. Paraqesin mungesë kopetence e shfajsime për problemin që u shtron.  Për ankesën që u paraqet s’mbajnë e as të japin ndonjë shënim për komunikimin. Konkretisht: sot, datë 30 korrik 2024, në familje kam të bllokuar dy numra cel.: 067 665 00 42 (në përdorim të Eleni Davidit); 069 267 2224 (në përdorim të Kristinë Davidit). Kemi tentuar të lidhemi me nr. +355 4220 123, por s’na përgjigjet njeri. Ose kur përgjigjet dikush, thotë se do t’u sqarojmë me mesazh, por në mesazh ja fut kotsëkoti, pa ditur hallin që ka abonenti. Dhe mandej as që të përgjigjet më. U paraqitëm tre herë tek pika, ish – Stacioni i Fundit i Tiranës së re, por nuk na japin përgjigje. Tentojnë edhe ato disa herë të lidhen me 123, por e kanë të pamundur.

E ç’të them? Edhe tani ora 13:30 dt. 30. 7. 2-24, vazhdon bllokimi i celularëve, që prej gati tre ditësh. Të na rroj Ëhattsapi, do thosha se po të qe për One – in, lumi do na kishte marrë!

-Herë pas here, të dërgojnë mesazh se ke pa shlyer pagesën e radhës, kur ajo është e paguar, e operatorët as që e kanë verifikuar. Ja fusin kot!

-Pretendojnë si të prapambetur ndonjë pagesë, për muaj që ka kaluar shumë kohë apo dhe viti… Kur në fakt, i paraqit faturën… ata bëjnë të paditurin. Po nëse s’ke ruajtur faturë? (Se kuptohet rrallë e jo nga kushdo ruhen fatura!)

-Ka raste që, shpesh, bëhen dhe mbifaturime, etj.

-Do mundohem të rrjeshtoj edhe ca probleme, disa prej të cilave ja kam treguar znj. Manjola, tek Qendra Kryesore e One- në Kashar, para një viti, e cila më premtoi për zgjidhje, por ende vazhdon e njëjta situatë, si:

-Në qershor 2021, lidha kontratë tremuajore për Home Net, me 1500 lekë muaji, plus garancinë. Kur shkova të paguaja më kërkonin 1700 lekë, për muajin. Pagova radhën dhe ktheva pajisjen lidhëse, me sqarimin: për mungesë korrektësie në zbatim kontrate. Punonjëset mbajtën aparatin dhe asnjë shënim nuk pranonin të më jepnin. Thënë se do të vijë përgjigje nga specialistët. As pas kaq vitesh s’më është kthyer ai detyrim garancie.

-Në 27. 06. 2022, lidha një tjetër kontratë me Albtelekom sh.a., Plazh Durrës – në emër të Kristinë Davidit, për tremujore “ADSL”, tarifa plus 3000 lekë garanci. Nëse nuk e ktheje pajisjen vitin pasardhës kishe të drejtë ta riaktivizoje shërbimin, me atë garanci.

Kur shkova në qershor 2023, nuk ma pranuan, me pretendimin se “s’kish detyrime One- i ndaj Telekomit. (Kur ata ishin shkrirë në një).

-Më detyruan të lidhja kontratë të re, me kushte të tjera dhe për një vit. (Garancinë e kontratës së 27. 06. 2022, munda ta merrja te zyrat- Rr. “M. Llagami” Kompleksi Square 21, Tiranë. Pas ndërhyrjes edhe të Znj. Manjola).

Më 14. 06. 2023, lidha kontrat të re pajtimi për Home net në një shtëpi në plazh. Lidhja u bë në One Albania SHA, Shop Durrës 6, Rr. “Pavarsia”, nr. cel.+355 68 2032 556. Pajtimi mujor ishte 1300 lelë/muaj, që sipas ofertës zbritej një 300 lekshe dhe ngelej pagesa mujore 1000 lekë/muaj. (Fatkeqësisht e gabimisht gjatë përpilimit të kontratës u hodh gabim data e lindjes së abonuesit, nga 15. 05. 1948 në 15. 05. 1978, si dhe ID, nga E80515146H, në H80515146H. Kuptohet, ky qe një gabim teknik, që kur e pashë në shtëpi, ja ridërgova punonjëses foton e ID dhe i thashë ta korigjonte në kontratë. Por nuk mora vesh nëse e bëri). Sipas kësaj kontrate, shfrytëzuam Home Netin për 2 – 3 muaj me ndërprerje, gjatë verës, (Sepse shtëpia ishte në pronësi të vajzës invalide Eleni Davidi) Për korrektësi ligjore Tarifën vazhduam ta paguanim deri në janar 2024, kohë kur për nevoja familjare banesa u shit. Bëra kërkesën të ktheja pajsjen dhe të merrja garancinë, por më erdhi përgjigje negative (ngaqë kontratën e kisha deri në qershor) askush nuk ma dha përgjigjen, deri sa shkova të pyesja në dyqan). Edhe pse nuk e kam pas të nevojshme, kam vazhduar të paguaj detyrimin e asaj kontrate. E sa të tjera probleme!

Siç shihet, pa u futur në hollësira e probleme pa fund, me këtë operator nuk ruan dot korrektësi në marrdhie kontraktuale.

Asnjë lloj problemi që të lind nuk ke me cilin ta sqarojsh, sepse as 123 nuk të përgjigjet, as punonjësit e dyqanit të afërt ku bëhen veprimet bazë, por as edhe tek zyrat në Rrugën “Muhedin Llagami”, (ku sa herë shkon gjen shumë njerëz që ankohen, për probleme të ndryshme e diskutimet bëhen të tensionuara e pa rrugëzgjidhje nga punonjësit).

Punonjësit e One-it, janë shumë të bezdisur: sapo hynë data 10 e muajit të telefonojnë për të bërë pagesën, “se ndryshe zgjidhet kontrata”. Pale, edhe kur i ke paguar detyrimet të vijnë shumë mesazhe ku të kërkohet llogari që të paguash sa më shpejtë ose ndryshe të bllokohet lidhja. Thirrje të shpeshta e të shumta vijnë përditë për rifreskim kontrate: Kontratën kërkojnë ta kenë për ta patur abonentin të lidhur si “kalin në fre”, sepse kur të kesh nevojë apo pakënaqësi për moskorrektësi prej operatorit në shërbimin ndaj klientit, të kërkojnë penalitet të rëndë. Kur ke plotësuar kohën e kontratës e të duhet ta nxjerrësh marrëdhënjen me parapagesë, nuk të realizojnë kërkesën. Këtë e kisha kërkuar vet, për disa vite rresht, po kështu edhe për vajzën time (që fatkeqësisht është invalide), por nuk ma realizonin kërkesën për zgjidhjen e kontratës.

Të bezdisin e të stresojnë me mesazhe e thirrje për rifreskim të kontratës, për shlyerje të pagesës (edhe pse ti e ke kryer pagesën). Jua kam bërë të qartë, se kam 6 – 7 lidhje numrash telefoni në familje, dhe nuk dua asnjë të kem në kontratë. Dua t’i kem me parapagim. Kam qenë e ngelem përherë korrekt në pagesa e kryerjen e detyrimeve ndaj operatorit. Këtë ja kam deklaruar edhe zonjës Manjola në takimin që pata e ankesat që i paraqita para 1 viti.

Të nderuar përfaqësues të operatorit “One Albania sha” Nëse do të vazhdoni me të tilla marrdhënie, jo korrekte, bezdisëse e stresuese. Apo edhe me bllokime të shpeshta të numrave, do të na detyroni të largohemi me të gjithë numrat e telefonave që kemi në familje në marrëdhënie me ju.