Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik/ Tirana dhe Lezha zonat më të prekura, lëndohen dy elektricistë (Foto)

167
Sigal

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë në 24 orët e fundit ka sjellë dëmtime në në rrjetin elektrik.

OSHEE bën me dije se aktualisht zonat më të prekura nga defektet janë periferia e Tiranës, Lezha dhe Burreli.

Në terren janë angazhuar rreth 1600  punonjës prej mbremjes së djeshme, duke punuar për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar nga koha e keqe.

Veç dëmeve matariale në zona të ndryshme të vendit, janë lënduar dy punonjës të OSSH Shkodër. Teksa ishin duke punuar, njëri në Tarabosh dhe tjetri në Balldren, kanë pësuar dëmtime në këmbë dhe kokë.

Për fat të mirë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga monitorimi i orës 15:30, OSSH thekson se kemi një përmirësim të ndjeshëm përsa i përket riparimit të defekteve në rang vendi, në masën 80%. Aktualisht të gjitha linjat 35kV, rrjeti që furnizon spitalet dhe hidrovoret, etj, jane që të gjithë në gjendje pune.

  • foto galeri
  • foto galeri