Moti i keq/ Probleme me energjinë në Fier, përmbytje në Lushnje

Moti i keq ka përfshirë qarkun e Fierit, ndërsa në orët e pasdites ka pasur probleme në furnizimin me energji elektrike, por edhe përsa i takon përmbytjeve.

Si pasojë e erës së fortë  ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë, Frakull dhe Mbrostar.

Sigal

Ndërkohë nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, por situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

Por moti i keq ka shkaktuar probleme me përmbytjet në disa rrugë në qytetin e Lushnjes. Dhjetëra automjete rrezikojnë defekte të shumta kur kalojnë në disa akse si kryqëzimi i spitalit, bulevardi kryesor dhe disa pika të tjera.

Mbrëmja e sotme është shoqëruar dhe me ndërprerje të energjisë elektrike jo vetëm në zonat rurale, por edhe në qytetin e Lushnjes.