Në orët e fundit, situata paraqitet e rënduar nga përmbytjet edhe në njësinë administrative të Sukthit.
Nga raportimet, mësohet se me dhjetëra hektarë tokë në fshatin Vadardhë janë nën ujë.
Uji shkon deri në 1 metër. Ka përmbytje edhe në banesa. Banorët e tyre janë larguar te të afërmit pasi kanë siguruar gjenë e gjallë.
Ndërkohë të gjithë sytë i kanë drejt lumit Erzen. Autoritetet bënë me dije se tre familje me 10 persona janë transferuar në kavalishencë që mbrëmë.






















