Moti i keq, paralajmëron Drejtoria detare: Kujdes me mjetet lundruese, dallgë deri në 3 metra

232
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme detare ka paralajmëruar përkeqësim të motit mesnatën e 23 Janarit duke theksuar se bregdeti do të përfshihet nga erëra të forta.

Për këtë arsye, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur, kërkohet bashkëpunimi i subjekteve që ushtrojnë veprimtari në det për të sigurimin e mjeteve dhe gatishmërinë e ekuipazhit.

Njoftimi:

Njoftim për përkeqësim të motit . Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar,moti do të përkeqësohet.

Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.