Moti i keq godet Shkodrën! Shembet masivi me inerte, disa makina të bllokuara

Pesë makina dhe nëntë persona mbetën të bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Ngjarja ka ndërprerë qarkullimin në këtë segment rrugor dhe ka shkaktuar shqetësime për personat dhe mjetet që udhëtonin në zonë.

Sigal

Aktualisht po kryhen ndërhyrje për të larguar masivin.