“Mos mi hap këmbët me zor”, mesazhet nga protesta kundër abuzimit seksual

561
Sigal

indra qytetarë, kryesisht të rinj, marshuan sot në rrugët e Tiranës, në shenjë protestë kundër abuzimit seksual të fëmijëve.

Protesta e nxitur nga shoqëria civile, pak ditë pas ngjarje shokuese ku 15-vjeçare u përdhunua nga 5 persona në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.

“Mos ma vrit fëmijërinë, eduko djalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm”, ishin disa nga parrullat që janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit.

Por nuk munguan as parrullat me mesazhe të forta si “mos mi hap këmbët me zor, përdor dorinën…” etj.

Mes personave në sheshin “Skënderbej” vëmendjen e tërhoqi një grua, e cila doli tërësisht e zhveshur dhe mbante një pankartë në duar.