Mos harroni çadrat, reshje shiu në të gjithë vendin

105
Sigal

Shqipëria sot do të jetë nën sundimin e reshjeve të shiut. Në mëngjes, vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

Mesdita dhe orët vijuese do të bëjnë që i gjithë territori të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje si fillim në zonat veriore.

Ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim parashikohet që harta e reshjeve të zgjerohet duke bërë që në mbrëmje dhe gjatë natës vonë i gjithë territori të jetë në mbizotërimin e reshjeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C deri në 22°C.