Mori 50.000 lekë, Naço shkarkon kryetaren e Përmbarimit në Vlorë

454
Sigal

TIRANË – Ministri Nasip Naço ka shkarkuar mesditën e sotme kryetaren e Zyrës së Përmbarimit Vlorë, Algerta Fejzullai, e cila akuzohet për korrupsion. Drejtoresha e Zyrës së Përmbarimit në Vlorë dhe një avokate u arrestuan para dy ditësh pasi morën 50 mijë lekë të reja për mosekzekutimin e një vendimi. Në njoftimin e Ministri së Drejtësisë bëhet me dije se Fejzullai është shkarkuar pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka krijuar favore të padrejta ndaj personave të tjerë.