Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një burri, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan – Tepelenë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 75-vjeçar, këmbësor, të identifikuar si Agur Dalipaj.

Përplasja ka qenë fatale për burrin, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.