Mjeku reanimator me koronavirus, u shtrua në spital. Ministria jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore

69

Ministria e Shëndetësisë jep detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur renimator, prekur nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë teksa jep lajmin për shtrimin e tij në spital, njofton se ai u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19.

“Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT”- njofton ministria.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.