Mjeku Arjan Mezini: Duhen testime që të merret kontrolli i pandemisë!

87

Mjeku pneumolog Arjan Mezini i ftuar në një bashkëbisedim ‘online’ me presidentin, Ilir Meta, për situatën e krijuar nga pandemia, ka deklaruar se duhet të shtohet numri i testimeve për të ndaluar zinxhirin e infeksionit.

Gjatë fjalës së tij, mjeku i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ hodhi poshtë pretendimet se testimet e shumta, nuk japin rezultat dhe mund të nxjerrin situatën jashtë kontrollit si vendet në Europës. Ai theksoi se nëse në këto vende nuk do të ndalohej zinxhiri i infektimit do të shihej çfarë katrahure do të ishte.

“Dëgjoj shprehje që vende të tjera që testojnë shumë u doli situata jashtë kontrollit, por imagjino mos testohej në këto vendet e tjera dhe do shihej se çfarë katrahure do ishte e të mos ndalohej zinxhiri i infektimit. Sigurisht u rritën shifrat, por vetëm me testimin dhe kontrollin e zinxhirit të infeksionit mund të kontrollosh pandeminë. Nuk është trajtim ai në ambulancë, është trajtim me burim të kufizuar oksigjeni, maksimumi 15 litra mban, kurse këta janë pacientë që kërkojnë mbi 20 litra e sipër”, tha ai.

Ndërkohë, Arjan Mezini deklaroi me bindje se në vendin tonë “duhen bërë rreth 8000 testime në ditë”, pasi vetëm kështu, sipas tij, mund të kontrollosh pandeminë. Doktor Mezini shtoi se duke ditur shifrat reale të të infektuarve me COVID-19 sistemi shëndetësor do të jetë i përgatitur dhe kështu mund të menaxhohen kapacitetet spitalore. “Testimin masiv është shumë i rëndësishëm jo vetëm për identifikimin dhe ndërprerjen e zinxhirin e kontaktit, por do ta shihja testimin masiv dhe në një drejtim që do dimë dhe gjendjen që kemi në spitale dy javë pas testimit. Dhe sigurisht do mund të jemi të përgatitur dhe s’do na ndodhi që njerëzit do presin me orë të tëra në autoambulanca. Dimë kapacitet që kemi dhe mënyrën si do shpërndahen. Duke ditur dhe numrat dhe përcakton dhe kapacitetet spitalore, dhe t’i shpërndajnë që pacientet të mos presin me orët të tëra në ambulanca”, u shpreh Arjan Mezini.

Deklarate e mjekut Arjan Mezini u bë gjatë një takimi online që presidenti Ilir Meta zhvilloi specialistë të shëndetit publik dhe mjekë.