Mjekët takim me Manastirliun: Kemi pagat më të ulëta në rajon!

293
Sigal

Bluzat e bardha kanë zhvilluar një takim me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në takim është vendosur që nga e hëna të ngrihet një grup pune që do të ndërmjetësojë plotësimin e kërkesave të mjekëve. Në përfundim të takimit mjekët u shprehën se kanë kosto të larta jetese dhe pagat më të ulta në rajon.

“Nga e hëna do të ngrihen grupe pune. Juristët do të merren me draftin përfundimtar. Pjesa jonë është se kemi një kosto të lartë jetese. Kemi kostot tona dhe janë më të larta se ata të mjekëve në Kosovë dhe Maqedoni.

Ne jemi vendet me pagesën më të ulët në rajon. Kemi vendosur piketat për marrëveshjen e bashkëpunimit. Ne pretendojmë që të marrim sa më shumë rritje page”, shprehen ata.

Në takimin që zgjati për rreth 60 minuta ishin të pranishëm ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, drejtori i QSUT-së Enkelejd Joti, zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, mjeku Gent Stroni dhe disa mjekë të tjerë.