Mjekët e rinj / Del data për provimin e licencës. Ja si do kryhet

305
Sigal

Më në fund ka një datë për provimin e licencimit të mjekëve të rinj.

Pas përfundimit të sezonit të provimeve nga studentët e Shkencave Mjekësore Teknike, radha tanimë është e mjekëve, farmacistëve, stomatologëve dhe ekspertëve të Shëndetit Publik.

Qendra e Shërbimeve Arsimore bën me dije se sezoni i 19-të nuk nis këtë vit, por vetëm në janar tëvitit 2021.

“Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në sezonin e 19-të Mjekësi, ju bëjmë me dije se provimet do të zhvillohen duke filluar nga java e dytë e muajit janar 2021. Kalendari dhe listat emërore me oraret përkatëse për çdo kandidat do të publikohen në ditët në vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore”, njofton QSHA-ja, e cila në këtë sezon ka vendosur të rifusë në testim edhe ata që nuk arritën dot të testohen apo për çfarëdo arsye nuk u bënë pjesë e provimeve në muajin e dedikuar për ta.

Veç mjekëve, farmacistëve edhe stomatologëve në këtëminisezon do të futen në provim edhe infermierët, mamitë, fizioterapeutët, logopedët dhe teknikët e imazherisë e laboratorit.

TESTIMET

Nisur nga situata pandemike, edhe provimet e shtetit zhvillohen nën masa të rrepta sigurie. Për të penguar përhapjen e COVID-19, të gjithë ata që do të gjejnë emrin në listat e publikuara nga QSHA-ja, nevojitet që veç dokumenteve bazë: dy diplomat (Bachelor e Master), letërnjoftim bashkë me një kopje të saj si dhe fatura e arkëtimit bazuar në herën e pjesëmarrjes në test, kandidatët për mjekë duhet të kenë me vete edhe maskë e doreza (sipas tabelës bashkëngjitur shkrimit).

Ndërsa për pjesën përgatitore, për secilin nga profesionet ka teste të gatshme në një aplikacion brenda faqes së QSHA-së, përmes të cilit mund të ushtrohet përpara datës së caktuar. Specialistët kanë hartuar një fond me tre mijë pyetje, nga të cilat përzgjidhet automatikisht testi final. Për të rezultuar kalues, nevojitet që kandidati për mjek t’u përgjigjet saktë së paku gjysmës së pyetjeve.

Në mos herën e parë, ka mundësi të pafundme për të siguruar licencën e ushtrimit të profesionit.

Nuk janë më pesë limitet e pjesëmarrjes. Me një udhëzim të ri, qeveria zgjeron mundësitë për kandidatët. E vetmja gjë që nuk a ndryshuar është tarifa në rritje për çdo herë që kandidatët futen në provim. Me kalimin me sukses të këtij filtri, studentët e diplomuar e të licencuar mund të kërkojnë punë në profesionin, për të cilin kanë studiuar në vite.